Arbëri

Pupovci: Po përpiqemi për marrëveshje rajonale për njohjen e diplomave, pengesë Serbia

 

Njohja e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë ende mbetet e pazbatueshme nga të dyja palët, ndonëse Kosova për 5 vjet ka njohur 1 mijë e 800 diploma të palës tjetër. Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thonë se janë duke përpjekje që në nivel regjional të arrijnë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Por, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se është delegacioni i Serbisë që ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, gjë që nuk përbën zgjidhje. Pupovci në një konferencë për medie lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë dy javëve të fundit tha se Qeveria e Kosovës është në fazën e marrjes së një vendimi se si do të veprohet në të ardhmen.