Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka shpenzuar 1.920 euro për udhëtime në periudhën 2017-2019.
Bazuar në llogaritjet që i ka bërë KOHA, Tahiri kishte shpenzuar në mesatare pothuajse 1 mijë euro për dy vite sa ishte deputet.
Ai ishte deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re.
Kuvendi i Kosovës të martën publikoi listat me shpenzime të udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021. Deputetët kompensohen për udhëtime bazuar në vendimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, të marrë më 10 tetor 2011. Aty parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit me 10 euro deri në 30 kilometra rrugë, 20 euro për deri në 60 kilometra rrugë dhe 30 euro për mbi 60 kilometra rrugë.
Nga lista, KOHA ka parë se janë kompensuar për udhëtim më shumë se 230 deputetë, ndërsa “kampioni” i shpenzimeve është Armend Zemaj i LDK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.