Arbëri

BE-ja e quan mangësi zgjedhore votimin e qytetarëve jashtë vendit në Kosovë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka adresuar një numër mangësish që duhet të adresohen në reformën zgjedhore, ndër të cilat edhe votimin e qytetarëve jashtë vendit.

Gjatë një takimi që kanë zhvilluar me kryeministrin Kurti të mërkurën, kryesuesi i këtij misioni Lukas Mandl dhe shefi i Zyrës se BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë thënë se në reformën zgjedhore duhet të adresohen edhe financimi i partive politike, kualifikimi i kandidatëve dhe rregullat e fushatës, saktësia e listave të votuesve dhe mangësi të tjera në mënyrë që aspekti rregullativ të jetë sa më i qartë e sa më demokratik.