Partia Demokratike në Shqipëri, përmes një kumtese ka thënë se Sali Berisha ka gjetur strehim në partinë e Ilir Metës.
Në deklaratë thuhet se demokratet e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, duke shtuar se çdo ditë demokratët po distancohen nga Berisha.
“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të Ilir Metës”.
Më tutje, theksohet se shqiptarët e kanë kuptuar trepalëshin Rama-Berisha-Meta.
“Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare.
“Shtëpia e Lirisë”, është quajtur kërkesa e Partisë Socialiste për Integrim bashkë me komisionin e rithemelimit të PD-së, dhe partisë demokristiane.
Në PD “sherri” shpërtheu pasi Lulzim Basha vendosi ta largonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Vendimi i Lulzim Bashës, kreut të PD-së, erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Berishën person non-grata, si të akuzuar për korrupsion.
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar kongresin e partisë, pos kësaj më 8 janar mblodhi qindra njerëz në një protestë që eskaloi në dhunë.