Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Media të shumta vjedhin materialin e KOHËS, shkelin Ligjin

Mediat që operojnë në kuadër të Grupit KOHA sot kanë publikuar intervistën me profesorin nga Vushtrria, që është bërë viral me videot e tij në platformën TikTok.

Gjatë intervistës në KTV, ai nisi të qajë teksa tregonte për problemet që i kanë shkaktuar komentet e njerëzve dhe mediave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë video dhe shkrimin përcjellës të KOHËS, media të shumta e kanë vjedhur, duke shkelur edhe Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorëve.

Neni 4, pika 1.9 e këtij ligji thotë se lajmet e ditës dhe informacionet që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të mediave "mund të riprodhohen vetëm pas të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë (12) orë nga publikimi i tyre”.

Image
Ligji për të Drejtat e Autorit