Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore Prishtinë i ka drejtuar institucioneve disa kërkesa dhe ka kërkuar realizimin e tyre.
Shoqata ka kërkuar që të aprovohet ligji i veçantë për Administratën e gjykatave dhe prokurorive, me Ligjin e ri për Paga, gjyqësor ta ketë pavarësinë buxhetore dhe rregullimin e pagave me ligj.
Kërkesat:
1- Të aprovohet Ligji i veçantë për Administratën e gjykatave dhe prokurorive, duke u bazuar në nenin 2 pika 8 të Projektligjit për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit 06/L-114 për Zyrtarët Publik.
2- Me Ligjin e ri për Paga, gjyqësori si shtylla e tretë e pushtetit ta ketë pavarësinë e plotë organizative funksionale e buxhetore të garantuar me Kushtetutë.
Edhe
Qeveria akuzohet se e bëri praktikë moszbatimin e aktgjykimeve të Kushtetueses
3- Rregullimin e pagave me ligj, respektivisht për ofrimin e pagës së punëtorëve të administratës në raport me pagën e gjyqtarëve si dhe pagesat e kujdestarive të zyrtarëve ligjor mos të jenë diskriminuese në raport me gjyqtar.
Ndërsa, si kërkesa unifikuese për të gjitha sindikatat dhe shoqatat sindikale, janë përmendur: Ligji mbi Pagat; Aprovimi i ligjit për sigurime shëndetësore; aprovimi i ligjit për sigurim pensional.
-
Qeveria ankohet ndaj vendimit të Themelores që anuloi atë për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve
-
Themelorja anulon vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve
-
AAK-ja kërkon rritje të koeficientit të pagave dhe paralajmëron ligj të ri
-
Sindikata e Themelores në Prishtinë kërkon korrigjimin e koeficienteve për pagat