Szunyog uron Kosovën për përparim në raportin e Transparency International
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar Kosovën që ka përparuar për 17 vende në raportin e ri të Transparency International.
“Urime Kosovës që përparoi për 17 vende krahasuar me vitin e kaluar në Indefksion e Përceptimit të Korrupsionit. Ka shumë punë para. BE-ja përkrah plotësisht Kosovën në luftën e saj kundër korrupsionit”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.
Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.
Congratulations to Kosovo 🇽🇰 moving up 17 places compared to last year in the Corruption Perceptions Index. A lot of work still ahead. The EU 🇪🇺 fully supports Kosovo in the ongoing fight against corruption.