Arbëri

Një skitar përplaset me motor-sajën në Brezovicë

Një skitar ka pësuar lëndime sot në qendrën skitare në Brezovicë pasi ka goditur motor-sajën e cila ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit.

Aty kanë qenë anëtarë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës, ndërsa autoambulanca nuk ka mundur të shkojë atje.

“Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca. Në koordinim me policinë e Kosovës anëtarët tanë në krye me Bardhosh Morina, dhe Eduard Daci, të ndihmuar nga qytetarët lokal realizojnë edhe evakuimin e viktimës drejt qendrës spitalore në Ferizaj”, ka njoftuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit në Facebook.

Ndërkohë, ka sqaruar edhe rregulloren e qendrës skitare sipas së cilave, lëvizja e motor-sajave ndalohet rreptësisht në shtigjet e skijimit.

“Sipas rregullores së qendrës skitare të Brezovicës, dhe rregullave ndërkombëtare për shtigjet e skijimit, është rreptësishtë e ndaluar lëvizja e motor-sajave apo çfarë do lloji tjetër i mjeteve të motorizuara në shtigje të skijimit, përveç mjeteve të shërbimeve emergjente dhe autoriteteve të tjera zyrtare, të cilët doemos gjatë lëvizjes duhet të posedojnë shenja lajmëruese rotative dhe lajmërim akustik”.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit ka apeluar tek institucionet që të marrin masa për ndalimin e mjeteve të motorizuara në shtigje të skijimit dhe hapësira turistike ku ka lëvizje të vizitorëve.

Njoftoi se gjendja shëndetësore e të lënduarit është stabile.

Image
 

NJOFTIM ! Me datën 22.01.2022 në qendrën skitare Brezovice rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në mes të një...

Posted by Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës on Saturday, January 22, 2022