Arbëri

Zemaj: Qeveria po mundohet ta menaxhojë online pandeminë

Armend Zemaj i LDK-së ka kritikuar Qeverinë se nuk po e menaxhon si duhet situatën me pandeminë ne vend. Ai në një konferencë ka thënë se Qeveria po e menaxhon COVID-19 përmes internetit, por që shtoi, se kjo është e pamundur.

Zemaj ka thënë se Qeveria ka dështuar edhe me vaksinimin e popullsisë.

“Institucionet e kujdesit shëndetësor janë duke u stërngarkuar dhe pa përkrahjen e qeverisë bëhet edhe më e rënduar. Mos të harrojmë se ky kryeministër ka proklamuar as me ardhjen e tij në pushtet virusi është zvogëluar. Javë më parë kjo qeveri ka provuar ta menaxhojë pandeminë online, COVID-i nuk është përhapur online prandaj përgjegjësia e qeverisë ndaj tij nuk mund të jetë online. Nuk do të habitemi nëse disa ditë më vonë do të premtohet edhe vaksinimi online sepse për ta është e dëshirueshme por e pamudnur. Në kohën e kësaj qeverie janë thyer të gjitha rekordet e zeza në botë ai nga numri i të infektuarve ashtu edhe rastet e vdekjes”, tha Zemaj.

Zemaj shtoi se Qeverisë i ka munguar fushata vetëdijësuese për vaksinim, për dozën përforcuese dhe atë të gripit sezonal. Ai përsëriti se ka jomenaxhim nga Qeveria.

“Është kjo qeveri që punëtoret shëndetësorë po i trajton me lëmoshë. Nga paaftësia e saj ka probleme me koordinimin me kryetarët e komunave. Nga paaftësia për vaksinim po i ekspozon qytetarët për shpërndarje dhe infektim masiv. Në kohën kur duheshin vaksinat nga paaftësia e saj i hidhte. Si pasojë e kësaj qeverie punëtorët shëndetësor po ikin nga vendi si kurrë më parë. Pasojë e kësaj qeverie është mungesa e fushatës vetëdijësuese për marrjen e vaksinës kundër pandemisë, doza përforcuese dhe gripit sezonal”, përfundoi Zemaj.