Arbëri

COVID-19: 120 pacientë në spitale - 80 pozitivë, 40 post-COVID

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikat COVD-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 120 pacientë, prej të cilëve 80 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 40 të tjerë me post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 30 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë