Radhë të gjata për t'u testuar për COVID-19 edhe sot
Foto: Driton Paqarada/KOHA
Shumë qytetarë janë parë duke pritur në radhë për t'u testuar për COVID-19, edhe mëngjesin e së premtes, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Numri i rasteve pozitive me koronavirus, ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2708 raste të reja me COVID-19, derisa edhe numri i të testuarve ka shënuar rritje.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë testuar 10.833 qytetarë në të gjithë Kosovën.
Ndërkohë, këto ditë Komiteti për COVID pritet të marrë masa të reja, si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me koronavirus.