Arbëri

Reduktohet numri i terminëve për aplikim për vizë gjermane

 

Për shkak të rritjes së rasteve dhe përhapjes së koronavirusit, Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar se përkohësisht, numri i terminëve që vihen në dispozicion për aplikim për viza është reduktuar ndjeshëm.

Nëpërmjet një komunikate, Ambasada shkruan se s’mund të përjashtohet mundësia që edhe terminët që janë rezervuar e konfirmuar, të anulohen apo të shtyhen.