Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, e 1.697 të tjerë kanë rezultuar pozitivë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5.280 testime, ndërsa në spitale janë shtruar 148 pacientë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 935 të shëruar, duke çuar numrin e pacientëve të shëruar në 208.201.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 3.269 viktima e 232.637 raste pozitive. Aktualisht numri i rasteve aktive është 21.167.