Arbëri

Sveçla zotohet se Serbisë s’do t’i lejohet organizimi ilegal i referendumit në Kosovë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të organizojë ilegalisht referendumin e saj brenda territorit të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, pasi Kuvend i Kosovës miratoi rezolutën që i thotë jo organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, Sveçla ka thënë se institucionet s’do të lejojnë që të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i vendit.