Arbëri

Kryeprokurori që premtoi reformë, pritet të largohet pa asnjë rezultat konkret

Aleksandër Lumezi

“Unë mund të flas për veten time. Unë jam i përgatitur dhe kam guxim që të ballafaqohem me secilën landë dhe secilin krim i cili kryhet në Republikën e Kosovës”, kishte thënë Aleksandër Lumezi afro 7 vjet më parë, para se ta merrte zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit të shtetit.

Siç e përcakton Ligji për afatin e hapjes së konkursit për kryeprokuror, të mërkurën Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar për inicimin e tij.

Nga dita që Lumezi e ka marrë detyrën e deri tash rezultatet janë të mangëta e kritikat në drejtim të institucionit që e udhëheq ai edhe për pak kohë janë të shumta jo vetëm brenda vendit edhe nga organizata ndërkombëtare. Imazhi i këtij institucioni u prish edhe me tej jo vetëm për mungesë rezultatesh por edhe për dyshim për ndikim të saj.

E Lumezi në mbledhjen e parë të KPK-së, pati premtuar krejt diçka tjetër.

“Do të fillojë punën së bashku me ju për të ndërtuar dhe ndryshuar imazhin e sistemit prokurorial”, kishte thënë Lumezi më 13 maj të vitit 2015.

Premtimi për luftë ndaj krimit e korrupsionit të profilit të lartë mbeti pika me e dobët e sistemit të hetuesisë që ju faturua si dështim Prokurorisë së Shtetit.

“Krimi i Jakave të Bardha” që ai dhe vartësit i tij i referohesh kur flisnin për korrupsion të zyrtarëve të lartë mbeti pothuajse i paprekur.

Për 7 vjet pati hetime të këtyre rasteve por rezultat ishin të dobëta.

Në vitin 2016, u riaktualizua çështje e punësimeve të jashtëligjshme nga zyrtarë të lartë të atëhershëm të PDK-së, e njohur si afera “Pronto”.

Fillimisht Lumezi në konferencë për media vlerësoi që në këtë rast nuk mund të kishte hetime pa prova të reja.

“Nëse ne veprojmë me prova të njëjta atëherë duhet me u kuptu që shkelën të drejtat e pjesëmarrësve në procedurë penale”, kishte thënë Lumezi.

Pas presionit të mediave e shoqërisë civile, megjithatë hetim nisi për këtë rast, u ngrit aktakuzë e cila u kritikua për argumentim të dobët, e personat kryesor të akuzuar u shfajësuar plotësisht nga gjykatat.

Muaj me vonë pas publikimit të përgjimeve për “Pronto”, KTV publikoi edhe një telefonatë tjetër të përgjuar të kësaj afere e të publikuar me parë. Në këtë incizim përmendej emri i Lumezit nga krerët e atëhershëm të PDK-së. Planifikonin të ia jepnin një pozitë në parti, por Lumezi pa këtij publikimi mohoj bisedimet e tilla.

 
Pronto 3: Planet e Thaçit per Lumezin ne PDK

Përfshirjen e Aleksandër Lumezit në PDK, ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte planifikuar ta bënte përmes Kongresit. Në përgjimin e radhës, Adem Grabovci i kishte sugjeruar Thaçit se kjo edhe mund të bëhej përmes kryesisë, të cilën Thaçi do të ishte mirë ta bënte personalisht. Ndërkohë, Veseli nuk e ka mohuar faktin se PDK-ja e ka shqyrtuar emrin e Lumezit për kandidat për Prishtinën, duke thënë se është detyrë e tyre për të sjellë kuadro në parti.

Posted by Koha.net on Tuesday, December 12, 2017

Prokuroria e Shtetit nisi edhe hetime të tjera. Një prej tyre ishte edhe rasti i njohur si “Veteranet e Rrejshëm”.

Ish-prokurori Elez Blakaj që kishte bërë një draftaktakuzë hodhi akuza për ndërhyrje në hetime dhe jo vetëm në këtë rast. Kjo bëri që të protestohej kundër Lumezit nga i cili kërkohej dorëheqja por që nuk ndodhi.

Një nga aktakuzat kryesore të ngritur në kohën e tij është afera e njohur si “Stenta”, por e cila nuk ka vendim përfundimtar megjithëkëtë përgjegjëse për një çështje të tillë është gjykata.

Nga Prokuroria e Shtetit megjithatë pati disa aktakuza për korrupsion për profilin e lartë e që me së shumti u prekën politikanët që nuk e deklaronin pasurinë.

Një pjesë e tyre u liruan e ata që u dënuan dënimin e morën me kusht.

Që pesë vjet asnjë zyrtar i lartë nuk ka përfunduar në burg si pasojë e ndonjë aktakuze të fuqishme të institucioneve hetimore.

Aktakuza aktive që janë në pritje të shqyrtimit dhe aktgjykimeve për korrupsion janë disa. Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj po akuzohet për keqpërdorim në cilësinë e kryetarit; Ish-ministri Nenad Rikalo për akuzat për mashtrime me grante në bujqësi, disa ish-zyrtarë të lartë për dyshime për keqpërdorime në krijimin e Zonës Ekonomike në Malishevë e rasti i faljes së hidrocentraleve që ka pak me shumë se një vjet deri në parashkrim.

Procesi i dyshimtë i homologimit në favor të një biznesi dhe falja 53 milionë euro në emër të kamatave ndëshkuese të cilat i përfitoi “Bechtel Enka”, në kohën sa ka udhëhequr Lumezi me hetuesinë, por që kurrë askush nuk u akuzua për to.