Arbëri

Dy zyrtarët e arrestuar të Ministrisë dyshohet se lëshuan leje për një urë në zonë të mbrojtur

 

Dy zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Mjedisit dyshohet se kanë lëshuar një leje për ndërtimin e një ure në zonën e mbrojtjes në Brezovicë, kanë njoftuar burime për KOHËN. 

Në aksionin e sotëm në lidhje me rastin “Brezovica”, janë arrestuar shtatë persona, prej tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Zyrtarët e ministrisë së Mjedisit akuzohen për keqpërdorim të detyrës, më saktësisht për marrje ryshfeti. Ndërsa pesë persona tjerë të arrestuar dyshohen për dhënie ryshfeti.