Arbëri

Shkelen masat, mbyllen dy lokale në Pejë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale Pejë, gjatë një kontrolli të realizuar mbrëmë, ka gjetur shkelje në disa lokale.

Në 51 inspektime për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti COVID 19, për veprime në kundërshtim me masat janë shqiptuar 7 gjoba juridike për lokale të gastronomisë. “Po është hasur edhe në një organizim familjar i cili është ndërprerë dhe ndaj operatorit është shqiptuar gjobë. Dy lokale janë mbyllur”, ka thënë për Kohën, Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV.

Sipas tij, edhe pse jemi në festa të fundëvitit, qytetaret dhe operatoret ekonomikë duhet të respektojnë masat anti Covid që janë në fuqi.

“Të mbajmë trendin e numrit të vogël të të infektuarëve. Ne si autoritete ligjëzbatuese do të veprojmë ne secilin rast, sipas detyrës zyrtare. Festoni në shtëpitë tuaja, shmangni kontaktet me të panjohur. Secili mund ta rrezikojë secilin”, ka thënë Thaçi.