Shala akuzon Qeverinë Kurti për emërime politike në borde: PDK-ja s’ka vepruar kështu
- 23:43Shala akuzon Qeverinë Kurti për emërime politike në borde: PDK-ja s’ka vepruar kështu
- 23:39Shala: Qeveria vështirë se do t’i ikë rritjes së tarifave
- 23:17Shala: Kosova, vendi i vetëm i Evropës me reduktime të rrymës
- 23:11Shala: Qeveria shpërfilli paralajmërimet për krizën, u koncentrua në zgjedhje
Shala akuzon Qeverinë Kurti për emërime politike në borde: PDK-ja s’ka vepruar kështu
Deputeti Ferat Shala ka akuzuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti se po emëron borde politike në agjencitë që sipas ligjeve jaë të pavarura.
Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, mohoi se partia që i përket, PDK-ja, ka vepruar kësisoj në kohën kur ishte në pushtet.
“Në asnjë rast nuk ka ndodhur, më shumë ka pasur zhurmë se realitet. Në kohën e PDK-së s’ka pasur borde politike, kanë qenë jashtëzakonisht të shpërndara në kuptimin konceptual e profesional. A ka ndodhur diku në historinë 20-vjeçare që kryeministri me i intervistu anëtarët e bordeve të rregullatorëve të pavarur? Cili kryeministër i ka thirrur në zyrën e tij dhe ka intervistuar njerëz. Ka ndodhur për zgjedhjen e Bordit të Komisionit të pavarur për miniera e minerale. E kam thënë në kuvend”, ka thënë deputeti nga radhët e PDK-së.
Shala: Qeveria vështirë se do t’i ikë rritjes së tarifave
Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria me ritmin aktual do ta ketë të vështirë të evitojë rritjen e tarifave të rrymës për konsumatorët.
Shala në Interaktiv të KTV-së ka thënë se gjithë kjo zhurmë që po bën Qeveria është për të arsyetuar rritjen e tarifave që pritet të ndodhë në pranverë.
“Pra krejt kjo është lojë, taktikë, për të përgatitur për rritjen e tarifave, që pritet të ndodhë në prill kur rregullatori e ka caktuar kufirin. Krejt kjo zhurmë populiste, është strategji që të mbulojë pozicionin e vet, të cilin tashmë e ka definuar për rritjen e tarifës, me terma të tillë siç i keni dëgjuar si ‘nuk mundem ta ruajë rrymën’, ‘s’mundem ka të bëjë këtë apo atë’. Gjithë këtë për të arsyetuar veprimin e keq që do të rrjedhë në prill. Një veprim që nuk guxon të ndodh, sepse Kosova ka mundësi financiare, buxhetore, kapacitete që duhet me i shpenzu për të ruajtur mirëqenien e qytetarit”, tha Shala.
Shala ka thënë se Qeveria është dashur të caktojë linjë të veçantë buxhetore për të mbuluar krizën energjetike. Por, nuk e ka bërë këtë dhe tash po ndan mjete jashtë buxhetore. Shala i ka quajtur këto ndarje të paligjshme. Ai ka thënë se më mirë do të ishte të ndaheshin nga buxheti 100 milionë apo 200 milionë euro për krizën, sesa siç po bëhet ndarja tash në këtë mënyrë,
“Në esencë mjetet po shpenzohen por efekti te qytetarët nuk është”, ka thënë Shala.
Shala njëherit ka thënë se Qeveria duhet të bëjë publike kontratën me KEDS-in, dhe nëse kjo kompani bën shkelje të kontratës atëherë të merren masa, qoftë deri te marrja e licencës.
“Duhet të dihet sot sa po përmbushet kontrata, cili është relacioni i kompanive me KEK-un, cili është me KOSTT-in. Duhet Qeveria të ulet në këtë situatë krize e të bisedojë me gjithë akterët”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se partia e tij PDK-ja është ajo që ka investuar më së shumti në sektorin e energjisë për aq kohë sa ka menaxhuar.
Ka përmendur ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes energjetike, më pas ndërtimin e autostradës energjetike Kosovë – Shqipëri me partner gjerman, epo ashtu edhe ka thënë se kanë krijuar diversitet të energjisë duke dhënë licenca për operatorë privatë që merren me energji alternative.
Shala: Ka mundur të angazhohen ekspertë vendorë për avarinë në KEK
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për angazhimin e ekspertit gjerman për sanimin e defektit në bllokun B2 të termoncentralit.
Shala ka thënë se kanë mundur të konsultohen ekspertët vendorë, pasi eksperti gjerman ka pasur punë vetëm për identifikim të problemit e jo për sanim të tij.
Shala në anën tjetër ka bërë thirrje që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe të gjithë ekipet e caktuara të kabinetit qeveritar që po merren me këtë situatë energjetike, të japin dorëheqje.
“Po paguajmë ekspert gjerman që mund të jetë yll i fushës, pa e pyetur asnjë ekspert vendor se çfarë po ndodh. Nuk i është dhënë hapësirë asnjë eksperti vendor. Jam i sigurt se në fakultetin e inxhinierisë mekanike, ku sot kryeministri ishte në vizitë në atë objekt, ka ekspertë të shkëlqyeshëm me përvojë dhjetëvjeçare. Nuk është e vërtetë se Kosova nuk ka kapacitete intelektuale me sanu apo së paku me identifiku problemin, sepse ky gjermani që ka ardhur, ka ardhur vetëm me identifiku problemin”, ka thënë Shala në Interaktiv të KTV-së.
Shala: Kosova, vendi i vetëm i Evropës me reduktime të rrymës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë se Kosova është i vetmi vend në rajon dhe në Evropë që përballet me reduktime të energjisë elektrike.
I ftuar në Interaktiv të KTV-së, Shala thotë se Kosova është i vetmi vend që ka mungesë të rrymës, derisa pasojat po i bart qytetari, i cili është taksapagues.
Me këtë rast, ai tha se nëse Qeveria aktuale nuk ka strategji se si ta përballojë këtë krizë, le të marrë shembuj në shtetet e rajonit por edhe në rajone të caktuara të Evropës, të cilat sipas tij, e kanë zgjidhur problemin.
“Nëse Qeveria aktuale nuk ka ide, strategji, veprim, vetëm le t’i marrë katër rajone të caktuara brenda kontinentit evropian dhe e sheh si e kanë zgjedhur problemin. Si ka mundësi që reduktimet e qytetarëve ndodhin vetëm në Kosovë dhe askund tjetër në rajon dhe në botë. Ne u pajtuam në fillim që është krizë globale dhe shtetërore. Nëse është globale dhe shtetërore, po e marrim modelin edhe evropian edhe ballkanik. Jemi i vetmi vend që reduktohet dhe barrën e bart qytetari, taksapaguesi ynë dhe për këtë ne jemi kundër”, ka thënë ai.
Shala më tej shtoi se Qeveria do të duhej të kishte linjë të veçantë buxhetore për mbulimin e krizës energjetike, derisa në Buxhetin për vitin 2022 nuk janë ndarë mjete për krizën energjetike.
Shala: Qeveria shpërfilli paralajmërimet për krizën, u koncentrua në zgjedhje
Deputeti Ferat Shala vlerëson se Qeveria ka shpërfillur paralajmërimet për këtë krizë energjetike që po kalon vendi tash.
Deputeti i PDK-së, që është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, tha se Qeveria nuk ndërmori asnjë hap dhe se gjithë kapacitetet i kishte të orientuara në zgjedhjet lokale, sidomos për Prishtinën.
“Nuk kemi pas asnjë hap organizativ, menaxhues, përgatitor e paralajmërues. Baza e dyshimit është se ne shkonim në zgjedhje lokale dhe Qeveria për të mos e nxjerr këtë dukuri tepër të rëndë, i kishte mbyllur sytë qëllimshëm për të paralajmëruar se ne do të bëjmë mrekulli të ndryshme dhe gjithë aktivitetin e kishte orientuar në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të fituar Prishtinën”, ka thënë Shala në Interaktiv të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

EULEX: Të rivendoset urgjentisht paqja

Policia për veriun: Situatë e qetë, por e brishtë

Shmangen tensionet në Zubin-Potok, protestuesit iu afruan barrikadave

Franca: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut me qasje kompromisi

Situata në veri - Vuçiqi në takim me ambasadorët e QUINT-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës

Gazetarja e KOHËS pengohet nga protestuesit në Leposaviq

Tre ushtarë të KFOR-it të plagosur me armë zjarri

AGK-ja dënon sulmet ndaj veturave të KOHËS dhe televizionit T7

KFOR-i fton Kosovën e Serbinë të marrin përgjegjësi për situatën në veri

Demolohet vetura e KOHËS në Zveçan

Peci nuk shkon sot në ndërtesën e Komunës së Zveçanit
