Arbëri

Qeveria thotë se janë marrë të gjitha masat për krizën energjetike, porse pasojat janë të pashmangshme

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për krizën energjetike, por sipas tij kur kriza është globale dhe Kosova për 20 vjet nuk ka arritur të përmirësojë kapacitet e saja prodhuese, pasojat janë të pashmangshme.

Kryeziu për KosovaPress thotë se janë duke punuar vazhdimisht që pasojat të jetë minimale.