Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se përkeqësimi i situatës energjetike në Evropë dhe rritja e çmimit të bursës ndërkombëtare, ka sjellë probleme edhe në Kosovë.
Sipas saj, prodhimi i energjisë në Evropë është ulur.
“Këto probleme vijnë edhe prej varësisë së sektorit energjetik të Kosovës nga jashtë. Niveli i prodhimit nga ana KEK-ut ka rënë. Sa më shumë që KEK-u prodhon energji, aq më pak jemi të varur nga importi e çmimet. Ne kemi nivel të ulët të prodhimi sepse blloku B2 ka rënë dhe ende nuk është aktivizuar. Kjo është një faktor. Bursa ndërkombëtare dhe çmimet në bursa ndërkombëtare janë rritur në mënyrë rekord. Ky është faktori i dytë. Prodhimi i energjisë në Evropë nuk është rritur, por është ulur. Kjo shpërputhje bën që të regjistrohen çmime rekorde. Situata në Evropë është përkeqësuar edhe më tej, dhe si pasojë e kësaj, është përkeqësuar edhe te ne. Në disa shtete temperaturat kanë rënë nën nivelin 0. Franca që është eksportuesi më i madh i energjisë, e ka ulur prodhimin”, ka thënë Rizvanolli.
Rizvanolli paralajmëroi edhe konferenca të tjera gjatë ditëve në vijim rreth krizës për energji.