Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë nuk la pa iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për energjinë elektrike. Kurti ka thënë se “ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada duhet ta shohin veten në pasqyrë”.
Sipas Kurtit, Qeveria po bën të pamundurën që të dalin me më pak humbje e dëme nga kriza energjetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndonëse ndodhemi në krizë energjetike, po bëjmë gjithë çfarë po mundemi e gjithë çfarë dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Ndërkaq ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada që sot shënojmë nëntë muaj në Qeveri, duhet ta shohin veten në pasqyrë. Zëri i tyre i propagandës nuk duhet ta mposht zërin tonë të arsyes”, ka thënë Kurti.
Kritika të ashpra për reduktimet me energjinë elektrike pati sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook akuzoi kryeministrin Kurti për refuzimin e investimit amerikan për gazsjellësin.