Deri në katër orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona e veturave është deri në 1000 metra.
Pritje gjithashtu ka edhe në pikën kufitare në Jarinje. Personat të cilët duan të hyjnë përmes kësaj pike duhet të presin deri në 60 minuta. Ndërkaq kolonat janë deri në 200 metra.
Pritjet te Dheu i Bardhë janë deri në 120 minuta ndërkaq në Muçibabë deri në 50 minuta.
Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për Kosovë për festat e fundvitit.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi tri orë pritje në Merdar për të hyrë në Kosovë
-
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova në disa pika kufitare
-
Pritje mbi tri orë e gjysmë në Merdar
-
Pritje rreth dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në Merdar e te Dheu i Bardhë
-
Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdar e te Dheu i Bardhë