Arbëri

Shërbyesit civilë kërkojnë status të definuar me ligj

 

Ali Sefaj, nga sindikata e Shërbyesve Civilë të Kosovës, ka thënë se shërbyesit civilë nuk kanë kërkesa të mëdha dhe se ato nuk kanë të bëjnë me çështje monetare.

Në “60 Minuta” të KTV-së, Sefaj ka thënë se ata kërkojnë që statusi i tyre të jetë i definuar me ligj e po ashtu që të përfshihen në grupet punuese, për t’i adresuar kërkesat e tyre.