Arbëri

Pacolli: Askush nuk më besoi në idenë time për energjinë elektrike

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se tani do të ishte i nevojshëm një termocentral që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëngë djegëse, idenë e të cilit thotë se e kishte dhënë vite me parë.

Me krizën energjetike, Pacolli ka shkruar në Facebook se askush nuk e kishte përkrahur në idenë që pati propozuar.

“Në vitin 2007/2009 kemi pasur investitorë potencialë për gazifikimin e linjitit tonë (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgë. Për këtë propozim në atë kohë më akuzuan hapur se dua të dëmtoj resurset e Kosovës dhe thanë se linjiti është lënda jonë e parë e përhershme. Askush nuk më besoi se linjiti i pa transformuar nuk mund të përdoret në të ardhmen. Më vjen keq që në atë kohë askush nuk më erdhi në ndihmë për të mundësuar realizimin e këtij projekti, e tani duket se çmimi i energjisë po rritet në mënyrë të pakontrolluar”, ka shkruar Pacolli.