Arbëri

Bujqit: Ende nuk është arrestuar kupola e korrupsionit në Ministri

 

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqësisë së Kosovës (FSBK), ka thënë se bujqit kanë bërë padi ndër vite për disa raste të keqpërdorimeve me subvencionet nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, mirëpo ato siç ka thënë, nuk janë marrë parasysh.

Tahiri ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se bujqit madje edhe janë kërcënuar nga zyrtarë të Policisë së krimeve ekonomike, se mund të burgosen për deklarata të rrejshme.