Arbëri

As MPB-ja s’i dëgjon britanikët

Autoritetet e Qeverisë kanë shpërfillur rekomandimet e ekspertëve britanikë, edhe në procesin e emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Qysh në muajin korrik, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë listën e ngushtë të kandidatëve për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm. Por, deri tash nuk është bërë emërimi. Konkursi nuk është rishpallur, ani se ekspertët britanikë kanë konstatuar se asnjë nga kandidatët që janë pjesë e listës së ngushtë nuk e mbërrijnë së paku 70-përqindëshin e pikëve të nevojshme për kualifikim

Autoritetet e Qeverisë kanë shpërfillur rekomandimet e ekspertëve britanikë, edhe në procesin e emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qysh në muajin korrik, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë ka shpallur njoftimin, sipas të cilit, Njësia për Zhvillimin e rekrutimit dhe Inspektimit ka bërë listën e ngushtë të kandidatëve për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.