Arbëri

Pse veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale

 

Tetë vjet prejse Kosova dhe Serbia janë pajtuar për integrimin e institucioneve serbe të drejtësisë dhe sigurisë nga veriu i Kosovës në sistemin qendror, në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara gjenden emra pikërisht nga kjo pjesë e Kosovës.

Të jesh person në “listën e zezë” nënkupton aplikimin e sanksioneve amerikane kundër tij. Sanksionet bllokojnë pronën e individëve, ndërsa shtetasve amerikanë ua ndalojnë bashkëpunimin me ta.