Arbëri

IKD-ja tregon rastet që rrezikojnë të parashkruhen, në mesin e tyre edhe “Falja e Hidrocentraleve”

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Është publikuar të hënën raporti “Korrupsioni në prag të parashkrimit” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me ç’rast u tha se sipas statistikave zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përgjatë viteve 2015-2019, gjykatat themelore kanë zgjidhur gjithsej 1 mijë e 96 raste të personave të akuzuar për korrupsion, ndërsa janë parashkruar akuzat ndaj 50 personave apo 4.56 për qind e lëndëve të zgjidhura.

Leotrim Gashi hulumtues i lartë në IKD gjatë prezantimit të këtij raporti tha se IKD-ja ka identifikuar rastet ndaj 11 personave të akuzuar për korrupsion, të cilat rrezikojnë të parashkruhen gjatë vitit 2021, për shtatë nga të cilët bëjnë pjesë edhe të akuzuar të profilit të lartë.