1 perditesime
Arbëri

Kurti: Burim i korrupsionit janë bizneset e lidhura me njerëz të politikës

Kurti: Burim i korrupsionit janë bizneset e lidhura me njerëz të politikës
Foto: Driton Paqarada / KOHA
10:40

Kurti: Burim i korrupsionit janë bizneset e lidhura me njerëz të politikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shumë biznesmenë me politikanë kanë vjelë taksat e qytetarëve dhe pasuria e tyre nuk justifikohet.

Sipas tij, ashtu siç konfirmohet nga KRPP, prokurimi është kthyer nga ajo me letra në online duke shmangur në masë të madhe keqpërdorimet në prokurimin publik.

“Kjo i ka ndihmuar OJQ-të dhe mediat. Të gjitha këto arritje janë falë bashkëpunimi të shumë akterëve si dhe falë angazhimi të USAID-it. Prokurimi publik duhet të jetë i mirë planifikuar me zyrtarë profesional me integritet moral. Ne e dimë që korrupsioni është sillë rreth qeverive. Pas 14 shkurtit korrupsioni nuk mund të lidhet me nivelin e lartë institucional. Nëse vërtetohet e kundërta do të marrim masa ekstreme sepse korrupsioni ka 0 tolerancë për neve. Qytetarët përfitojnë kur nuk ka korrupsion dhe kontribuojnë për shtetin sepse e kanë më të lehtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, skandale të shumta kanë bërë të bie besimi në OSHP, derisa ka shtuar se ka shpresë se bordi i ri do ta rregullojë këtë.

“Nuk mjafton të kemi progres, progresi duhet të jetë i qëndrueshëm i pakthyeshëm. Duhet të hapen kontratat publike me përjashtim të atyre që kanë sekrete shtetërore. Nuk ka asnjë sekret afarist që nuk mund të publikohet i redaktuar. Duhet të gjetur që publikimi të jetë i thjeshtë që qytetarët t'i shohin më lehtë. Nuk duhet të marrin pjesë në prokurimin publik kompanitë që operojnë me parajsa fiskale. Burimi kryesor i korrupsionit janë kontratat e korruptuara dhe favorizimi i bizneseve që janë të lidhur me njerëz të politikës”, ka thënë ai.

10:24

Giaccobbe: Gjykatat nuk duhet t'u shërbejnë individëve, por interesit shoqëror

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Prishtinë është duke u mbajtur ngjarja “Arritja dhe sfidat në prokurim publik në Kosovë".

Të pranishëm janë kryeministri Albin Kurti, i ngarkuari me punë i Ambasadës së ShBA-së, Nicholas Giaccobbe, drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi si dhe disa kryetarë komunash.

"Dua të falënderoj të gjithë juve që jeni prezent. Ndihma për luftën kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-në. Presidenti Biden thotë që korrupsioni është rrezik kombëtar për të gjithë vendin. Institucionet e gjykatave nuk duhet t'u shërbejnë individëve, por interesit shoqëror. Ju keni sakrifkuar shumë për këtë vend dhe vetëm ju mundeni ta zhvilloni shtetin tuaj. Qytetarët kanë mjete të forta për ta luftuar korrupsionin, ata duhet të jenë aktiv për ta bërë një gjë të tillë. Faleminderit që jeni bashkuar këtu me ne, dhe faleminderit për vullnetin për ta luftuar korrupsionin. Urime dita kundër korrupsionit", tha Giaccobbe.