Arbëri

ANP-ja pati më shumë udhëtarë se vjet e më pak se parvjet

 

Saktësisht 154 mijë e 919 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë nëntorit, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo paraqet rritje prej 65 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të shkuar, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kur s’ka pasur masa ndaj pandemisë, ulje prej një për qind.