Hasani: Kur Borrell tha të merremi me nisma rajonale, mendoi për Ballkanin e Hapur
- 21:15Hasani: Kur Borrell tha të merremi me nisma rajonale, mendoi për Ballkanin e Hapur
- 21:12Hasani për projektin e gazit: Nuk mund të veprosh si të duash e në fund t’ia vësh përpara Kuvendit
- 20:49Hasani: Dialogu me Serbinë në pauzë deri në prill, koha për dialog të brendshëm
- 20:42Hasani: Qasja e Kurtit është e gabuar
- 20:40Hasani: Moszgjidhja e çështjeve me Serbinë çon në izolim
Hasani: Kur Borrell tha të merremi me nisma rajonale, mendoi për Ballkanin e Hapur
Profesori i të drejtës ndërkombëtare Enver Hasani vlerëson se emërimi i përfaqësuesve të posaçëm të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe për Ballkanin, tregon se këto fuqi të mëdha nuk e kanë ndërmend të lënë çështje të pazgjidhur.
Gabriel Escobar është përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin, ndërsa Stuart Peach i Britanisë së Madhe.
“Kjo flet se nuk e kanë ndërmend të lënë këtë çështje të pazgjidhur, pa i dhënë drejti,m. Problemi evropian numër një është integrimi i Ballkanit”, ka thënë Hasani në Desk të KOHËS.
Ai ka thënë se kur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, tha sot që Kosova duhet të merret pak me nisma rajonale, ai e nënkuptoi “Ballkanin e Hapur”.
“E tha sot Borrelli, e pati për Open Ballkan, tha merruni me nisma rajonale, nuk janë të papajtueshme me Procesin e Berlinit e përgjithësisht me integrimin. E lexova unë ashtu. Zëdhënësi i BE-së e ka thënë qëndrimin e BE-së për Ballkanin e Hapur, është ndryshe prej asaj që e themi ne. Unë nuk kam arsye me i besu askujt tjetër pos atij që merr para si zëdhënës me tregu se çfarë është. Unë kurrë nuk kisha dal nga loja në procese politike. Si nuk je në lojë nuk je lojtar. Pak ka gjasa që Open Ballkan të shtyjë nga Serbia, se fundi del i bën kushte i sheh cilat procese nuk po shkojnë apo nuk janë në shërbim. Nëse thua se vëllimi fizik, ekonomik, kulturor e intelektual i Serbisë është dominant në rajon është e vërtetë. Si me të si pa të, mallrat e Serbisë prapë po shëtisin këndej e po blihen”, ka thënë Hasani.
Hasani për projektin e gazit: Nuk mund të veprosh si të duash e në fund t’ia vësh përpara Kuvendit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur edhe për projektin e gazit. Sipas tij, ky është problem gjeostrategjik, pasi thotë se Kosova luan një pjesë të rolit në të për shkak se “rrugët e gazit janë edhe rrugë që lëvizin njerëzit dhe këto janë gjithmonë gjeopolitikë”.
Ai ka treguar edhe një rast nga një burim i tij, sipas të cilit, kryeministri Kurti ka refuzuar këtë projekt pa pranuar as të diskutohet.
“Një mik i imi që ka qenë në Greqi në samit ku ka qenë kryeministri jonë, që më ka thënë... e kuptoj të shkoj ta refuzojë si sot, por të shkosh dhe ta anashkalosh korridoreve të hoteleve bisedën për gaz apo diskutimet për gjeostrategji, siç më kanë thënë, është problematike. Kjo sepse këto nuk janë fate që mund të vendosen nga ekzekutivi, sepse këto hyjnë në pjesën e projekteve politike të Kosovës që i nënshtrohen votës së sovranit. Nuk mund të veprosh si të duash, të nënshkruash si të duash dhe në fund t’ia vësh Kuvendit”, ka thënë Hasani.
Hasani: Dialogu me Serbinë në pauzë deri në prill, koha për dialog të brendshëm
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, vlerëson se koha nga tash e deri në mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi, duhet të shfrytëzuar nga Qeveria Kurti për dialog të brendshëm.
Hasani, në një intervistë në emisionin Desku në KTV, tha se tash edhe Bashkimi Evropian pret të shoh legjitimitetin e palës tjetër.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen në prill.
“Zgjedhjet në Serbi janë hendikep, lehtësuesit e dialogut presin me pa se çfarë legjitimiteti ka pala tjetër. Këtë hëpësirë duhet më shfrytëzu për debat të brendshëm, edhe me serbët lokalë nëse është e mundur. Qeveria duhet me e shfrytëzu këtë, me i diskutu parametrat”, ka thënë ai.
Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese tha se siç po shkojnë punët, Kosova rrezikon të mos marrë njohje të plotë nga ky proces.
“Një njohje të përkohshme, jo të parevokueshme dhe me shumë recesione në emër të njohjes de jure. Kishte me qenë shumë gabim, konjukturat ndërkombëtare kanë ndryshuar shumë. Në 10 vitet e fundit jemi në pozitë shumë më të keqe se që ishim”, ka vlerësuar Hasani.
Hasani ka folur edhe për operacionet e fundit të Policisë në veri. Ka kritikuar Qeverinë Kurti, se nuk ka ditur të menaxhojë frikën legjitime të shqiptarëve për situatën në veri.
“U mundua me projektu forcë siç është vepruar përpara, por përpara është vepruar në partneritet të plotë me miqtë ndërkombëtar. Tash e dëshmoi të kundërtën, policëve për 10 ditë u është sharë nëna. Logjika e intervenimit në veri copa-copa, është si me pi ujë të detit, sa më shumë të pish, etja është më e madhe. Duhet më shku me copë të madhe, me marrëveshje të madhe”, ka thënë Hasani.
Hasani: Qasja e Kurtit është e gabuar
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është e gabuar.
“Është hera e dytë që mendoj se e ka qasjen e gabuar. E ka gabim qasje. Mund të arrihet më shumë me një qasje tjetër. Edhe ajo e kaluara, është pak e besueshme që kufizohet me naivitet, me besu se ti duhet informosh edhe Evropënm edhe SHBA-në, që e kanë bombarduar Serbinë, për gjendjen tonë dhe çfarë halli kemi. Më vjen keq por këtë s’na beson askush. Jo vetëm sot por dy shekujt e fundit kanë qenë filologë, politologë, ekonomistë, shtetarë e vendeve të Evropës edhe të SHBA-së më vonë të cilët i kanë dhënë vulë identitetit të shqiptarëve, në formësimin e identitetit çfare jemi aktualisht. Në këtë kuptim, mendoj pra, se duhet të shfrytëzohet dashamirësia. Edhe një çështje duhet ta dini, duket se nuk ka agresivitet, kjo pak me Borrellin që u shpreh sot është edhe më dramatike se që duket ashtu te aleatët tjerë”, ka thënë Hasani në DESK të KOHËS.
Hasani thotë se duhet gjetur konsensus për implementimin e Asociacionit.
“Është botuar në gazetën zyrtare që është pjesë e rendit tonë juridik. Duhet të ulemi me bisedu forcat politike. Është problem elitik, nuk është problem që vendoset me votë, se dihet çfarë vendosin popujt në Ballkan kur janë shumicë e kanë fuqi më të madhe se tjetri. Duhet arritur konsensus dhe me i dal përballë këtij detyrimi. Ka hapësirë të mjaftueshme, jo vija të kuqe, por t’i japë alternativa palës tjetër, me gozhdu në kuptimin pozitiv të fjalës, të mos i lëmë Vuçiqit avantazh në arenën ndërkombëtare. Kjo e sotit nuk i shkon fort në favor të palës sonë”, ka thënë Hasani.
Hasani: Moszgjidhja e çështjeve me Serbinë çon në izolim
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se ajo që deklaroi kryeministri Albin Kurti sot në konferencë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është deformim i realitetit.
Në Deskun e KOHËS, Hasani ka thënë se ajo që duhet të shikojë Kosova përpara është detyrimi ndërkombëtar që ka marrë. Sipas tij, moszgjidhja e çështjeve me Serbinë dhe dialogu i zgjatur e çon Kosovën në izolim.
“Çështja e asociacionit duhet të shtrohet më shumë se çfarë detyrimi ndërkombëtar ka marrë Kosova. Deklarata e Borrellit sot është mjaft serioze sepse ajo përmban disa elemente, e para tregon qartë që e kemi detyrim kushtetues dhe nuk bëhet fjalë për marrëveshjes e 2015-s sepse ajo është elaboruar nga Kushtetuesja”.
“Është deformim i realitetit sado i hidhur të jetë, duhet të shihet në sy atë realitet. Nëse ai realitet është i tillë është se këtu ekziston një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme që njeh standardin e të gjitha shteteve kur janë shkëputur nga shtetet e tjera”.
Hasani shtoi se “është më e dobishme të diskutohet çka po duan serbët në Beograd, jo serbët lokalë”.
Tha se marrëveshja e 2013-s nuk tregon se çfarë asociacioni duhet të bëhet, as kompetencat. Sipas tij, duhet arritur konsensus i brendshëm dhe të vendosen vijat e kuqe të cilat definohen kur bëhet i qartë qëllimi i Serbisë karshi Kosovës.
“Nuk mund të shkohet si problem i hapur i pafund, duhet të gjendet një zgjidhje”, tha ai për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi detyrim ndërkombëtar, ata që po e lehtësojnë dialogun në raporto me asamblenë e përgjithshme, me i zgjidhë problemet e ngelura të GJND-së me dialog. Me logjikën bardh e zi, jo nuk dua, përveç që shkon drejt izolimit, pastaj edhe kur ulesh nuk ka më a don ta formosh por do ta formosh me kushtet e tij. Duhet një konsensus i brendshëm”, tha ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kurti thotë se në dy vjet rritja mesatare ekonomike ishte 7.9 për qind

Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin

Kabineti i radiologjisë në QKMP me pajisje jashtë funksionit

Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Tetëmbëdhjetë komuna pa noterë

Mungesa e Warfarinit, pacientët ankohen në terapitë zëvendësuese

Biliçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës

Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Tahiri: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit

Qeverisë i kërkohet që të mos e dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog

Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë
