Arbëri

Paraqitja e provimeve bëhet pa pagesë

Descriptive Text

Lëvizja Studentore për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim”, ka njoftuar se provimet që paraqiten për herë të dytë e tutje do të jenë pa pagesë.

Më 15 nëntor, siç njoftoi SKV, ka dorëzuar në MASHTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje, dhe të martën kanë marrë konfirmimin se pagesat janë hequr.

“Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t'iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative”.

SKV-ja njoftoi më tej se pavarësisht se sa herë studenti paraqet një provim, kjo do të jetë pa pagesë.

“Arsim publik falas, pa pagesë semestri, pa pagesë paraqitja e provimeve”, thuhet në fund të njoftimit.