Arbëri

KQZ-ja pranon 137 pako të supozuara me fletëvotime për Dragashin

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 29 nëntori e deri tash ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë nga votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.

Kështu ka thënë kryeshefi ezkekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burime Ahmetaj i cili tha se kanë zhvilluar të gjitha aktivitet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote.