Arbëri

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të hënën se në 24 orët e fundit pesë pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 172 raste të reja pozitive.

Pacientët që humbën betejën me këtë sëmundje ishin mbi moshën 80 vjeç.

Sipas kësaj ministrie, ka rënie të numrit të të shtruarve nëpër spitalet COVID, mirëpo 13 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Raste aktive janë 6.359, ndërkohë numri i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 2,1 milionë.