Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të caktuara nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Qeveria ka njoftuar kufizimet e reja nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur të dielën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyrje në Republikën e Kosovës. Ndërkaq ministri Latifi ka bërë të ditur se sot do të mblidhet edhe Komiteti për pandeminë, me qëllim që të diskutojë për mundësinë e administrimit të dozës së tretë, përforcuese të vaksinës.