Arbëri

Refuzimi i Asociacionit shihet si metodë për të ardhur te vendimi i Kushtetueses

Foto: KOHA
 

Refuzimi kategorik i Qeverisë së Kosovës kundër themelimit të çfarëdo asociacioni një etnik, shihet si metodë për të ardhur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e krijimit të një etniteti të bashkësisë së komunave serbe.

Megjithëse, presioni ndërkombëtar është rritur për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, Qeverisë i kërkohet të ketë një qasje më strategjike dhe diplomatike lidhur me refuzimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.