Arbëri

Dita e Karrierës me Coca-Cola HBC

 

Javën e kaluar ishte Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, një javë e mbushur me ngjarje që festojnë novatoret e rinj dhe krijuesit e vendeve të punës, dhe që bashkon akterët dhe palët e interesit për t'u lidhur, angazhuar dhe forcuar ekosistemin e Kosovës. 

Për t’iu bashkuar një prej festimeve më të mëdha në botë, Coca-Cola HBC Kosova përkoi me “Ditën e Karrierës” me qëllim të udhëheqjes dhe mentorimit të popullatës së re të Kosovës drejt rrugës së tyre të karrierës. Ngjarja u organizua në kuadër të programit kryesor të Coca-Cola Youth Empowered për fuqizim të rinisë në të cilin kompania vazhdon të fuqizojë të rinjtë e Kosovës duke ofruar qasje falas në trajnimin për: Shkathtësi sociale, shkathtësi digjitale dhe shkathtësi afaristet si dhe duke i dhënë qasje falas grupeve dinamike të mentorëve për gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të Kosovës.