Arbëri

Tahiri: Qeveria duhet ta kthejë mandatin te populli

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se mazhoranca ka hyrë në një krizë të thellë, e kjo sipas tij po reflektohet me dështime të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

Ai deklaroi para mediave se pas 14 nëntorit, partia në pushtet nuk e ka vullnet për të qeverisur.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeverisë. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, deklaroi tutje ai.

Tahiri theksoi se për dështim të mbledhjes së Kryesisë u njoftua në momentin e fundit.