Ish-kryetari i Komunës Velipojë, Pashko Ujka, ka vdekur para pak minutash, raporton Euronews.
Ai vdiq në spital, ku ishte shtrirë të para pak orësh pas plagosjes në Shkodër me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” në rrethana ende të paqarta.
Në momentin e ngjarjes, Ujka ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe ajo i tha policisë se nuk dëgjojë të shtëna.
Hetuesit dyshojnë se 64-vjeçari është qëlluar me shurdhues dhe atentati mund të jetë i lidhur me detyrën e kreut të Komunës së Velipojës dhe më specifikisht me pronat, shkruan Euronews.
Ujka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë në mandatin 2011-2015, si përfaqësues i zgjedhur me logon e Partisë Socialiste.
Gjatë legjislaturës 2005-2009, ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.