Arbëri

Bajrami: Qeveria, MPB-ja, Policia e AKI-ja duhet të japin përgjegjësi për vrasjet në Gllogjan

Hykmete Bajrami
 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit.

Bajrami i ka sugjeruar këtyre institucioneve që të kërkojnë ndihmë edhe nga ndërkombëtaret për të zbardhur krimin e trefishtë.