Arbëri

Moti gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht me mot të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë.

Sipas Institutit, reshje me shi do të ketë të hënën dhe të martën.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje”, thuhet në njoftim.