Arbëri

Të hënën mbrëma parashihen reshje bore në Kosovë

Descriptive Text

Reshjet e shiut që po vazhdojnë gjatë këtyre ditëve, do të shndërrohen në reshje bore të hënën mbrëma, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shiu parashihet të vazhdojë deri të martën.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.