Arbëri

Nis ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në Ditën e Flamurit

Descriptive Text

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Ditën e Flamurit kanë nisur punimet për Aeroportin e ri të Vlorës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli shpjeguan njëri pas tjetrit procesin e fillimit dhe si do të vazhdojë puna për ndërtimin e portës së tretë nga qielli të shqiptarëve.

“Gëzuar të gjithëve festën e Flamurit, ditën e Pavarësisë. Sot nisim një hap të ri me një mik të mirë, një personalitet i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej popujve dhe prej shumë njerëzve për ato që ka bërë. E falënderoj shumë bacën Behgjet ,sepse kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mu desh të përballoja dhe gjithë padurimin e vlonjatëve , se ata janë kampionë për këtë gjë. Derisa sa erdhi Baca Behgjet. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin e krijuar nga Baca po dhe me një aleancë me aeroportin e Mynyhut”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli ka thënë se ky projekt tregon harmonizimin e bashkëpunimit të Qeverisë me privat.

“Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madhe, dhe është një projekt i posaçëm sepse tregon qartë harmonizmin e bashkëpunimit të qeverisë me privatin, është një veprim ekonomik liberal, ku qeveria krijon kushtet që ti sigurojë investitorit infrastrukturën ligjore dhe fizike, dhe investitori vjen dhe pa dyshim nis punën. Jam i lumtur që jam aktori kryesor i kësaj vepre, se kjo ndodh në vendin tim, unë 20 vitet e fundit gjithmonë jam në Vlorë për të festuar. Jam me kryeministrin qe e preferoj, me energji të paparë , me dashuri për të ndërruar Shqipërinë, ju ja keni dalë, ju përgëzoj, edhe e them me modesti edhe ne kemi të drejtë të kemi një jetë më të mirë për fëmijët tanë, qoftë e mbarë fillimi, dhe ju garantoj se shumë shpejt do të avancojmë dhe ky do jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional”, ka thënë Pacolli./tch