Arbëri

Akuza mes Kosovës e Serbisë për destabilizim të rajonit

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkanin. Në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, ka akuzuar Rusinë e Serbinë se po e bëjnë luftën një rrezik të vërtetë për rajonin e Evropën. Asaj i ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personi i vetëm që po e destabilizon rajonin.

Për ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkanin.

Luftën rrezik për Ballkanin dhe Evropën, sipas Gërvallës, po e bëjnë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.