650 është numri i afganëve që janë duke u strehuar në Kosovë, ka njoftuar Qeveria e Kosovës, pas takimit që kryeministri Albin Kurti ka pasur me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, Kurti ka thënë se në Kosovë janë pranuar 1341 refugjatë, ndërsa 691 prej tyre tashmë janë larguar për në vende të tjera.
Kosova pati pranuar grupin e parë të refugjatëve afganë në fund të muajit gusht, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.