Arbëri

40% e kandidatëve në zgjedhje s’u përkrahën financiarisht nga subjektet e tyre politike

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar sot raportin “Transparenca financiare e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale 2021”. E gjetur e këtij raporti është që kandidatët për kryetarë të komunave kanë financuar fushatën e tyre zgjedhore kryesisht me mjete vetanake.

Në pyetësorin e KDI-së nga 166 kandidatët që kanë synuar udhëheqjen e komunave vetëm 51 prej tyre kanë ofruar përgjigje.