Arbëri

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

koronavirusi covid-19
Foto: Ilustrim
 

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.740 testime, janë regjistruar 405 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 539 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 185.317.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 196.393 raste pozitive, 185.317 të shëruar dhe 3.040 të vdekur.