Arbëri

KPK-ja dyshon se prokurorët po takohen fshehurazi me politikanë

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Dyshimet se një pjesë e prokurorëve po tentojnë që përmes takimeve private të ofrohen me politikanë të caktuar, ka bërë që Këshilli Prokurorial i Kosovës të marrë vendim që një gjë të tillë t’ua ndalojë përmes një urdhri të shkruar. Ministria e Drejtësisë ka mohuar që prokurorë të caktuar po i takojnë ata, e shoqëria civile një gjë të tillë e konsideron vetënënshtrim të prokurorëve ndaj politikës

Institucioni i Prokurorisë së Shtetit, siç ka mësuar KOHA, ka informata që prokurorët e saj po mbajnë kontakte fshehurazi me njerëz të politikës e të ambasadave ndërkombëtare. Rrezikun që në këto takime këta prokurorë mund të nxjerrin informata të ndjeshme për institucionin, Këshilli Prokurorial i Kosovës po tenton ta eliminojë përmes një vendimi që tekstualisht ua ndalon takimet.

Pika e parë e vendimit të nënshkruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, i shpjegon në detaje këto ndalesa.