Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë reagimin e parë pas balotazhit të 14 nëntorit, duke vlerësuar “kulturën e lartë demokratike” të treguar nga qytetarët.
Nëpërmjet një komunikate thuhet se u dëshmua që Kosova ka demokraci të konsoliduar, është e aftë të organizojë zgjedhje si dhe është shembull për rajonin.
“Presidentja falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar po ashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës. Presidentja falënderon institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.