Arbëri

Qëndron Kastrati pranon humbjen

Foto: Koha

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pranuar humbjen.

Ai ka shkruar se pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave.

“I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat. Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua”, ka shkruar ai.